Flash

Komenti i Ramës për deklaratën e Vulin: Vetëm shikoni fytyrën e atij që flet!

Lapsi.al 16 May 2024
Komenti i Ramës për deklaratën e Vulin: Vetëm shikoni

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për deklaratën e zv.kryeministrit serb, Aleksander Vulin, se “Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”.

Me gazetarët pas Samitit të Kotorit BE-Ballkani Perëndimor, Rama ka ironizuar Vulin duke thënë se fytyra e tij nuk ka nevojë për komente lidhur edhe me deklaratat e tij.

''Një njëri i mençur ka thënë se pas të 40-ve cdo njëri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që e ka thënë, mendoj se nuk meriton asnjë koment'', tha Rama.

Vulin komentoi vizitën e Ramës me shqiptarët që jetojnë në Athinë dhe tha se ky ishte promovim i Shqipërisë së Madhe.

“Shqipëria e madhe mund te ndalet vetëm nga serbet dhe bota serbe, por gjithashtu edhe nga greket; te dashurit greke mendoni për këtë”, tha Aleksandër Vulin zv/kryeministëri i Serbisë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI