Flash

Berisha nuk tërhiqet, avokatët e tij depozitojnë kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës

Lapsi.al 16 May 2024
Berisha nuk tërhiqet, avokatët e tij depozitojnë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga kërkesat e tij për përjashtimin nga çështja e gjyqtares Irena Gjoka. Mësohet se ditën e sotme avokatët e ish-kryeministrit kanë depozituar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e saj.

Kërkesa në fjalë, sipas mbrojtësve, bëhet për faktin se Gjoka është në kushtet e papajtueshmërisë, për shkak të ekzistencës së një vendimi të Gjykatës Administrative të Athinës, të vitit 2004. Bëhet fjalë për një ndalim sipas avokatëve të lëvizjes së Gjokës në zonën Shengen për 10 vite, vendim që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Kujtojmë se në seancën e 14 majit avokatët ftuan gjyqtaren Gjoka të hiqte dorë nga gjykimi, duke i prezantuar vendimin e palës greke, si edhe një kopje të gazetës “Protothema”, ku ishte publikuar vendimi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI