Flash

Akuza për Kumbaron në Parlament: Treni në Syrin e Kaltër i është dhënë nënkryetarit të Bashkisë Sarandë. Ministrja refuzon të përgjigjet

Lapsi.al 16 May 2024
Akuza për Kumbaron në Parlament: Treni në Syrin e Kaltër i

Ndërsa vijojnë diskutimet në Parlament, deputetja e opozitës Ina Zhupa denoncoi një tjetër abuzim sipas saj me pushtetin. Ajo i përmendi ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro linjën e trenit që është vendosur së fundi brenda parkut të Syrit të Kaltër për transportin e turistëve.

Zhupa e pyeti Kumbaro se çfarë e lidh nënkryetarin e Bashkisë Sarandë, Elton Dauti, me këtë investim privat. A është bashkëshortja e tij, Stela Qesari, aksionere e fshehtë e këtij biznesi, pyeti më tej Zhupa ministren Kumbaro.

Por ministrja refuzoi të përgjigjej dhe nuk e ngriti kokën teksa kolegia e opozitës ngriti akuza për mungesë transparence. Kujtojmë që shërbimi privat me tren në Syrin e Kaltër ka nisur vetëm këtë sezon. Kompania që e ofron është "Saranda Taxi" pas së cilës ka dyshime që fshihet nënkryetari i Bashkisë Sarandë.

Nuk dihet ende se si është organizuar procedura publike për licencimin e këtij shërbimi dhe përzgjedhjen e kompanisë ofruese.

Të ardhurat nga ky shërbim janë të shumta pasi çdo ditë në Sy të Kaltër gjatë sezonit sidomos shkojnë mijëra turistë, të cilët i paguajnë kompanisë private rreth 5 euro për transport.

Mbetet për t'u parë nëse ministrja e Turizmit, Kumbaro do të bëjë apo jo transparencën që i kërkoi deputetja e PD në Sarandë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Mbështetje pa ekuivok për SPAK!

Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE, ka folur në lidhje me çfarë u diskutua. “Kemi da...

16:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI