Flash

Sherr mes të miturve brenda shkollës, përfundon në spital njëri prej tyre

Lapsi.al 15 May 2024
Sherr mes të miturve brenda shkollës, përfundon në spital

Një sherr mes dy të miturve në një shkollë 9-vjeçare ka përfunduar me njërin prej tyre të shtruar në spital.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës, në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Të miturit janë të moshës 12 vjeç.

"Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI