Flash

Nënsekretarja amerikane e Shtetit takohet me Vuçiçin në Beograd

Lapsi.al 15 May 2024
Nënsekretarja amerikane e Shtetit takohet me Vuçiçin në

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Liz Allen, u takua të mërkurën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi për një sërë çështjesh, përfshirë për Kosovën, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit (DASH)

DASH tha se ata biseduan për “çështjet globale” dhe për përparimin e Serbisë drejt integrimit në Bashkim Evropian, përfshirë përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Allen nënvizoi rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëveshjeve me Kosovën përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

BE-ja ka thënë se, megjithëse marrëveshjet janë ligjërisht të detyrueshme, palët nuk janë duke i zbatuar ato.

Në lidhje me planin 6 miliardë eurosh që iu referua Allen, BE-ja ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë, parakusht për të përfituar pagesa nga kjo paketë është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Presidenti serb Vuçiq, ndërkohë, gjatë takimit i ka kërkuar Allenit që SHBA-ja ta rrisë angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Unë theksova presionet me të cilat përballet Serbia dhe serbët dhe kërkova nga SHBA që të rrisë angazhimin dhe ta përdorë ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për të krijuar parakushte për bashkëpunim të sinqertë dhe përparim konkret”, shkroi Vuçiq në Instagram më 15 maj.

SHBA-ja e ka mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë dhe u ka bërë thirrje palëve vazhdimisht t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në të.

Ndërkohë, sipas njoftimit, Allen e nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm “për ta luftuar kërcënimin ndaj stabilitetit evropian dhe rajonal, siç është agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata”.

Serbia, megjithëse kandidate për anëtarësim në BE, nuk e ka përshtatur politikën e vet të jashtme me atë të Brukselit, duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës fqinje në shkurt 2022./REL

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI