Flash

Vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier

Lapsi.al 15 May 2024
Vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier

Vetëdorëzohet në polici i riu Azgan Mërnica, i akuzuar si vrasësi i efektivit të forcave "Shqiponja", Novruz Cenaliaj në Fier. Dorëzimi ka ndodhur para pak çastesh dhe nuk dihen më shumë detaje. Mësohet se ai është dorëzuar me ndërmjetësimin e familjarëve. Ka qenë njëri prej këtyre të fundit që e ka çuar 23-vjeçarin në komisariatin e policisë në Fier. 

28-vjeçari Cenaliaj, efektiv i forcave “Shqiponja”, u vra mesditën e të hënës në fshatin Baltëz të Fierit nga 23-vjeçari Mërnica. Ngjarja ndodhi pas një konflikti se kush kishte të drejtën për të kaluar me makinë në rrugën e fshatit. Të dy debatuan me fjalë e më pas dolën nga mjetet përkatëse. Në këtë moment, Azgan Mërnica qëlloi me 1 plumb pistolete në kokë efektivin që po shkonte në punë të merrte shërbimin.

Lajmi po përditësohet....

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI