Flash

"Ka ardhur koha të ndahet puna e ndershme nga abuzimi", Balluku kërkon "kokën" e Veliajt në SPAK?

Lapsi.al 15 May 2024
"Ka ardhur koha të ndahet puna e ndershme nga abuzimi", Balluku

Belinda Balluku ka shkuar në SPAK dhe është pyetur për 3 orë për aferën e inceneratorit të Tiranës.  Ajo kërkoi të ndahet puna e ndershme nga abuzimi, deklarata këto që ngjajnë si shigjeta kundër Erion Veliajt, i cili ishte gjithashtu dy javë më parë në SPAK për këtë dosje. Por ndryshe nga Balluku, Veliaj qëndroi për plot 7 orë në SPAK pasi kishte edhe çështje të tjera, sic është dosja e aferës me kompaninë "5D" të drejtorëve të tij.

“Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetët e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, tha Balluku.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI