Flash

“Dorëzohu ose do eliminohesh”/ Dalin detajet si u arrestua vrasësi i policit në Fier

Lapsi.al 15 May 2024
“Dorëzohu ose do eliminohesh”/ Dalin detajet si u arrestua

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me vetëdorëzimin në polici të Azgan Mërnicës, i cili është autori i vrasjes së policit të forcave “Shqiponja” në Fier, Novruz Cenalia. Mësohet se policia e kishte e lokalizuar dhe u kishte thënë familjarëve të 23-vjeçarit që ai të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej. Po ashtu bëhet e ditur se kanë qenë familjarët që e kanë bindur të vetëdorëzohet. Ai është paraqitur në polici me njërin prej tyre. Policia e kishte lokalizuar dhe i ka lënë afat “ose dorëzohu ose do të ndërhynë”. Për ngjarjen ka ardhur edhe një njoftim i policisë së Fierit.

“Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t'u vetëdorëzuar. Në pamundësi për t’u larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier

Vetëdorëzohet në polici i riu Azgan Mërnica, i akuzuar si vrasësi i efektivit të forcave "Shqiponja", Novruz Cenaliaj në Fier. Dorëzimi ka ndodhur para pak çast...

22:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI