Flash

Berisha: Balluku u thirr në SPAK për dy letrat që i ka dërguar Veliajt

Lapsi.al 15 May 2024
Berisha: Balluku u thirr në SPAK për dy letrat që i ka

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në tubimin e përnatshëm me mbështetësit e tij edhe thirrjen në SPAK të zëvendëskryeministres Belinda Balluku e cila u pyet për inceneratorin e Tiranës. Berisha tha SPAK ka në dosje dy shkresa nga Balluku për Erion Veliajn, por prokuroria po vepron si mercenare.

“Sot Skrapi i partisë thirri Belinda Ballukun. E thirri. Ua them unë. Shikoni taktikën e mercenarit. Arreston hajdutë të vegjël dhe u thotë qeveritarëve, i thotë Erion Veliajt, se po arrestoj hajdutët që të kanë vjedhur ty. Po ka hajdut në botë si Erion Veliaj? Ai nuk e meriton të rrijë asnjë sekondë në bashki. Ndaj dhe e marta duhet të jetë dita e fundit të tij.

E thirrën Belindën sot në një kohë kur kanë në dosje dy shkresa në të cilat i thotë Erion Veliajt se ke detyrë të mbikëqyrësh dhe të raportosh për çdo punim të bërë në djegësin e Tiranës. Të mbikëqyrësh njësinë e mbikëqyrjes, të raportosh situacionet, shpenzimet dhe çdo gjë.

Po pse Erion Veliaj nuk e vuri një ditë të vetme në punë njësinë e mbikëqyrjes? Sepse paratë nuk duhet të mbikëqyreshin, por të vidheshin. Sepse nuk duhej të bëhej punë, por duhej që paratë të vidheshin. A ka hipokrizi më të madhe se kjo që bën Skrapi i partisë, afërmendshi i Edi Ramës?” – tha Berisha.

LEXO EDHE: Dëshmia e Ballukut/ Kë dogji në SPAK për inceneratorin e Tiranës?

Ish-kryeministri bëri akuza të forta ndaj kryebashkiakut Veliaj për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

“Qytetarë, mos harroni kurrë se prapa 130 milionë eurove të zhdukura për djegësin e Tiranës, prapa vjedhjes 100% në tenderat e bashkisë, prapa vjedhjeve të 1.1 miliard eurove me çmimet të 5-fishta të ndërtimit të rrugëve në vit, me çmime të 10-fishta të ndërtimit të rrugëve në vit, me çmime të dhjetëfishta në ndërtimin e shkollave dhe të çdo pune publike, qëndron bllokimi i rritjes së rrogave tuaja, qëndron bllokimi i rritjes së pensioneve tuaja, qëndron ndërprerja e subvencioneve për fermerët, qëndrojnë tarifat e larta për studentët, qëndron shumëfishimi i taksave për profesionet e lira, qëndrojnë pra të gjitha të zezat që solli Rilindja për qytetarin shqiptar, më të cilat ai e rrokullisi nga qytetari më i mirëpaguar, në qytetarin më të keqpaguar të Ballkanit” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI