Flash

Dosja "Xibraka"/ SPAK thërret sërish Bardhin të japë shpjegime

Lapsi.al 14 May 2024
Dosja "Xibraka"/ SPAK thërret sërish Bardhin të

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka thirrur sërish kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshmi për dosjen "Xibraka" ku sipas Bardhit ka dyshime se është i përfshirë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Seanca do të duhej të zhvillohej të mërkurën e 15 majit, por Bardhi ka njoftuar se nuk mund të paraqitet pasi ndodhet për një vizitë në Bundestagun gjerman. Në një njoftim të Grupit të Partisë Demokratike thuhet se Bardhi ka kërkuar për të shtyrë datën e dhënies së dëshmisë. Kështu Bardhi do të paraqitet më datë 24 në orën 10:00. 

"Në vijim të kërkesës së Kreut të Grupit të PD Gazment Bardhi për pamundësinë për tu paraqitur nesër në SPAK, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag, ju informoj se z. Bardhi do të paraqitet më datë 24.05.2024, ditën e premte, ora 10:00, me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethana të hetimit, në lidhje me procedimin penal nr. 88, të vitit 2024, të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas rifillimit të hetimeve të pezulluara në lidhje me procedimin penal nr. 335/1 (dojsa “Xibraka”), të vitit 2016 të regjistruar në ish-Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda, Tiranë" - thuhet në njoftimin e grupit të PD.

Hetimet për këtë çështje janë riaktivizuar nga SPAK pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Peshkaqenët e kredive

Nga Ola Xama Nuk ka asnjë vlerë sqarimi se sa ishin kreditë me probleme në vitin 2014 dhe sa u ulën. Nuk ka asnjë vlerë të sqarohen masat që u morrën dhe nu...

17:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI