Flash

OKB: Afro gjysmë milionë palestinezë janë zhvendosur për shkak të luftimeve në Rafah dhe veri të Gazës

Lapsi.al 14 May 2024
OKB: Afro gjysmë milionë palestinezë janë zhvendosur

Rreth 360 mijë palestinezë u larguan nga Rafahu, në jug të Gazës, gjatë javës së shkuar, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë. Përpara se sa Izraeli të ndërhynte në Rafah, atje strehoheshin rreth 1, 3 milionë palestinezë. Autoritetet izraelite thonë se në Rafah gjendet baza e fundit e Hamasit.

Trupat izraelite po luftojnë militantët e Hamasit edhe në veri të Gazës, ku ushtria ndërmorri një operacion të madh në fillim të luftës. Urdhrat për evakuim që u lëshuan të shtunën kanë detyruar zhvendosjen e më shumë se 100 mijë njerëzve deri më tani, tha për gazetarët të hënën zëvendës-zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq.

Thellohet mjerimi dhe uria në Rafah

Punonjësit e ndihmave po përballen me vështirësi për të shpërndarë ushqim, që sa vjen e mpaket, për qindra mijëra palestinezë për shkak të asaj që Izraeli e cilëson operacion të kufizuar në Rafah.

38 kamionë me miell mbërritën përmes pikës kufitare perëndimore Erez, një pikë hyrëse për në veri të Gazës, tha Abeer Etefa, zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

Izraeli njoftoi hapjen e pikës kufitare të dielën. Por asnjë ushqim nuk ka hyrë në dy pikat kryesore kufitare në jug të Gazës gjatë javës së fundit. Të dyja vendkalimet pranë Rafahut, ishin të mbyllura gjatë së hënës.

Zoti Farhan Haq, nga OKB tha se shpërndarja e ndihmave humanitare në rajon është ndalur.

“Ende nuk ka shpërndarje të ndihmave humanitare përmes vendkalimit në Rafah, i cili është i mbyllur,” tha ai. “Dhe akoma ka mungesë të qasjes së sigurt në vendkalimin Kerem Shalom. Ne po përpiqemi t’i marrim ndihmat, duke përfshirë vendkalimin Erez, por sasia e ndihmave të transportuara ka qenë shumë e vogël ditët e fundit.”

Më shumë se 1.1 milionë palestinezë në Gazë përballen me nivele urie katastrofike, sipas Kombeve të Bashkuara. Pothuajse e gjithë popullsia varet tek ndihmat humanitare për të mbijetuar.

Gjatë shtatë muajve të sulmeve ajrore dhe operacioneve tokësore të Izraelit në Gazë janë vrarë më shumë se 35 mijë palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas të dhënave të autoriteteve të shëndetësisë, që kontrollohen nga Hamasi.

Lufta nisi në 7 tetor kur Hamasi, e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, sulmoi Izraelin, duke lënë të vrarë 1200 persona, shumica civilë dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Izraeli thotë se militantët mbajnë akoma peng 100 persona si dhe trupat e 30 të tjerëve./VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI