Flash

Filmimet e ukrainaseve pa ndjenja në ambulancë (punonin si eskorta në Tiranë)

Lapsi.al 14 May 2024
Filmimet e ukrainaseve pa ndjenja në ambulancë (punonin si eskorta

Dy shtetase ukrainase të identifikuara si Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova humbën jetën në një apartament në Tiranë për shkak të mbidozës së ilaçeve me përmbajtje narkotike.

Ishte shoqja e tyre, Yeva Vorona ajo që konstatoi ngjarjen e rëndë dhe njoftoi policinë.

Ajo deklaroi para hetuesve se ato kishin konsumuar alkool në doza të larta dhe pasi kishin shkuar në apartament i kishte zënë gjumi.

Por sipas JOQ, Yeva Vorona dhe 2 shoqet e saj ukrainase një natë para se të humbnin jetën kanë qenë në spital pasi kanë konsumuar medikamentin Xanax (lloj droge) në doza të larta.

Ky lloj medikamenti, në formë kokrre ka efekt relaxues, përgjumje dhe përhumbje njëjtë si efektet e drogës.

Në spital ato kanë marrë qetësuese dhe pasi janë trajtuar si persona të alkoolizuar janë lënë të lira për t'u larguar. Por kur kanë shkuar në shtëpi, dy ukrainaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kanë rënë në gjumë të thellë dhe nuk janë zgjuar më.

Të nesërmen, shoqja e tyre e cila kishte konsumuar Xanax njësoj si ato, i ka gjetur të vdekura. Para se vajzat të vdisnin, Yeva Vorona ka publikuar në rrjetet sociale disa video ku shfaqen duke konsumuar medikamentin Xanax dhe në autoambulancën e urgjencës duke marrë trajtim mjekësor.

Në këto video njëra prej vajzave që ndërroi jetë shfaqet e pavetëdijshme në krevatin e autoambulancës, ndërsa Yeva Verona duke bërë video, qesh e këndon.

Ndërsa në një tjetër video, kjo e fundit shfaqet duke konsumuar medikamentin Xanax në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore.

Ndryshe nga shoqet e saj, Yeva Verona nuk ka marrë trajtim në spital, por thjesht ka shkuar për t'i shoqëruar ato.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI