Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Rrëzoi vetingun/ Antoneta Sevdari rikthehet në Prokurorinë e Tiranës

Lapsi.al 13 May 2024
Rrëzoi vetingun/ Antoneta Sevdari rikthehet në Prokurorinë e

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta rikthyer në detyrë, vendim i cili ka efekt të menjëhershëm.

Përveç rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t'i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura që nga koha e përjashtimit të saj nga organet e drejtësisë më 28 shkurt 2019.

Gjithashtu, Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vetingut.

Me vendimin e KPA të premten e 10 majit, në Ditën e Drejtësisë, procesi i vetingut mori një nga goditjet më të rënda që prej nisjes së Reformës në Drejtësi.

Lexo më tej: Përmbysja e Vetingut/ Antoneta Sevdari: Proces i korruptuar, kapur nga krimi dhe politika! 

Gjykata e Starsburgut gjeti shkelje të të drejtve të njeriut në vetingun e prokurores Antoneta Sevdari, duke detyruar institucionet shqiptare të rishikojnë këtë vendim.

Jo vetëm Sevdari, por një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarësh kanë kundërshtuar në Strasburg largimin e tyre nga drejtësia si të paligjshëm.

Vendimi ndaj Sevdarit ishte i pari i këtij lloj ku Strasburgu u shpreh dhe vendimi i tij për rihapje të procesit të vettingut, i dha të drejtë në vlerësimin për herë të dytë në KPA, institucion që e kishte shkarkuar pas ankimimit të Komisionerit Publik që kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë prokuroren.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI