“Nuk e di pse ai (Edi Rama) e ka ndjerë nevojën për ta bërë këtë takim, nuk ka vlerë të shtuar as për të”, komentoi
ministri i shtetit Makis Voridis, vizitën private të Edi Ramës në Athinë gjatë intervistës së tij në kanalin televiziv Sky.
“Ndoshta qëllimi i tij – edhe pse ai vetë ndoshta e mohon – ishte një lloj përgjigje ndaj vendimit të Demokracisë së Re për të përfshirë në listën e saj për zgjedhjet evropiane emrin e Fredi Belerit”, tha ai duke shtuar "Formulimi i saktë ishte ai i kryeministrit (grek), ' një vizitë e padobishme'".
LEXO EDHE:
Andi Bushati Rama bëri mirë që shkoi në Athinë, po taborin me borizane ç’e deshi?
Në të kundërt ai shtoi se takimi i Ramës do të prodhojë një efekt tjetër, “Nëse prezenca e zotit Rama ndikon në një mënyrë, ajo është në drejtim të votës pozitive pro Belerit”.
Duke iu përgjigjur atyre që kërkonin ndalimin e vizitës së kryeministrit shqiptar, z. Voridis shpjegoi se ndalimi kishte vetëm një justifikim, atë të sigurisë publike. “Do të thotë, Greqia po tregon se ka frikë nga mitingu që u zhvillua”.
Ai theksoi më pas se “Greqia është vendi me GDP-në më të madhe në Ballkanin Perëndimor, vendi me mbrojtjen më të fortë në Ballkanin Perëndimor, vendi më i vjetër në Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor. Nëse do ta ndalonim ky ndalim do të më tregonte se Greqia ka diçka për tu frikësuar. Doli se Greqia nuk kishte absolutisht asgjë për t'u frikësuar. Ka mundësi që qëllimi fillestar i Ramës të ketë qenë ndalimi”, tha ai.
Fjalimi në Athinë/ Rama flet për racizmin grek dhe ligjin e luftës
Në fund, “e gjithë kjo u hodh poshtë” dhe “Beleris do të jetë kandidat dhe besoj se do të ketë një mesazh të fortë duke votuar për Demokracinë e Re dhe sigurisht për Belerin. Një mesazh i fortë se si e shohim veten në Greqi dhe si i japim prioritet çështjeve të shtetit të së drejtës.” Ndërsa në “këtë” ka “një pyetje reale: ajo e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri”, nënvizoi ai.
©Lapsi.al