Flash

Kris arma në Bulqizë, policia zbardh detaje

Lapsi.al 13 May 2024
Kris arma në Bulqizë, policia zbardh detaje

- Pas të shtënave në drejtim të një automjeti të parkuar në Bulqizë ka reagur edhe policia.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku shtetasi me iniciale F.T., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit me iniciale A.P.

Bëhet me dije se nuk ka persona të nduar nga të shtënat, ndërsa po punohet për kapjen e autorit. Gjithashtu vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Ankara

Një takim midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar në Ankara, në një vizitë që synon të ruajë mome...

16:09

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI