Flash

Kolegji urdhëron KPK-në që të kryejë vetingun e ish-gjyqtarit Besnik Maho

Lapsi.al 13 May 2024
Kolegji urdhëron KPK-në që të kryejë vetingun e

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 13 maj vendimarrjen për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me përfundimin e vetingut të ish-gjyqtarit të Pogradecit, Besnik Maho pa një vendim përfundimtar. Po ashtu, Komisioni u urdhërua të përfundojë procesin e rivlerësimit kalimtar për Mahon.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor 2023 përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit Besnik Maho për t'iu nënshtruar vetingut. Sipas KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua si afat i nevojshëm për t'u bërë pjesë e procesit të rivlerësimit.

Kjo vendimarrje u ankimua nga komisioneri Florian Ballhysa i cili vërejti në ankim se Maho ka shprehur vullnetin për t'iu nënshtruar vetingut si ish-gjyqtar dhe se ka dorëzuar kërkesat për tre kriteret. Ashtu, si në ankim, edhe gjatë parashtrimeve e në konkluzionet përfundimtare, Ballhysa konstatoi se Maho e plotëson kushtin për t'u konsideruar subjekt rivlerësimi nga radhët e ish-gjyqtarëve, pasi rezulton se ka punuar me atributet e gjyqtarit nga shtatori i vitit 2004 deri në maj të vitit 2008, kur është larguar nga detyra.

Edhe Maho paraqiti ankim në Kolegj duke kërkuar të njëjtën gjë, prishjen e vendimit të Komisionit dhe kryerjen e vetingut të tij. Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj pohoi se ishte gjetur i drejtë pretendimi i ankuesve. Sipas KPA, konsiderohet se Maho e ka pasur statusin që në momentin e dekretimit për stazhin e gjyqtarit, në shtator të 2004-ës, e për rrjedhojë përmbushet afati për rivlerësimin e tij si ish-gjyqtar./BIRN

Të këshilluara

Tërmet në Kosovë

Një tërmet është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Malishevë të Kosovës. Epiqendra ishte mes Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rih...

19:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI