Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Fermerët e Beratit e Fierit në protestë bllokojnë rrugën nacionale

Lapsi.al 13 May 2024
Fermerët e Beratit e Fierit në protestë bllokojnë

Nën moton “Stop masakrimit të fermerëve” dhe “Stop abuzimit me çmimet”, Sindikata e fermerëve ka zhvilluar mesditën e sotme një protestë në vendin e quajtur “Ura e Kuçin”, pikërisht në kufirin ndarën mes Beratit e Fierit.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se fermerët kanë bllokuar për disa minuta aksin nacional Berat-Lushnje dhe kanë hedhur në rrugë edhe produktet e tyre, domatet e sallatorët, në shenjë indinjimi.

Protesta është zhvilluar edhe me tensione dhe ofendime të herëpashershme mes protestuesve dhe policisë, kur kjo e fundit është përpjekur të pengojë bllokimin e rrugës nga protestuesit. Fermerët kanë deklaruar se,ata po shkojnë drejt falimetimit,për shkak të diskriminikit dhe mos kontrrollit nga shteti të pikave të grumbullimit,që produketet e tyre i marrin me çmime qesharake dhe pa fatura tvsh-je e fatura tatimore.

Sipas fermerëve, puna dhe mundi i tyre po shkon dëm, ata e kanë të pamundur të nxjerrin edhe shpenzimet e kultivimit të prodhimit, blerjes së farave dhe pesticideve.

Fermerët deklarojnë se kjo gjendje e rënduar po i detyron ata ti hedhin prodhimet e tyre kanaleve,pasi dule mos u shitur prodhimi kalbet.Fermerêt deklarojnë se protestat e tyre do të vazhdojnë dhe i bëjnë apel Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit ti japi zgjidhje kësaj situate tejet të rënduar.

Armelind Meta,kryetari i Sindikatës së fermerëve të bashkuar,ka deklaruar se protestat e fermerëve,jo vetëm që nuk do të ndalen por do të zhvendosen edhe para kryeministrisë në Tiranë,derisa të plotësohen kushtet e tyre.”Ne do ti vazhdojmë protestat tona deri në zgjidhjen e kësaj situata të rënduar pasi jemi pa asnjë mbrojtje nga shteti dhe jemi të falimentuar”, ka thënë Meta.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI