Flash

Ana tjetër e mitingut të Athinës/ Shpërngulja e administratës drejt Greqisë

Lapsi.al 13 May 2024
Ana tjetër e mitingut të Athinës/ Shpërngulja e

Duhej të ishte një takim dinjitoz ai i 12 Majit në Athinë, mes kryeministrit të Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar në Greqi. Jo për hir të vëmëndjes që i dhanë mediat dhe politika greke, por se me praninë e tij jashtë kufijve, Rama nuk përfaqëson thjesht veten apo Partinë Socialiste, por shtetin shqiptar. Si për nga atmosfera e ndezur nën ngjyrat kuqezi, ashtu edhe nga përmbajtja e fjalimit u pa se kreu i qeverisë shqiptare nuk pati komplekse për t'i folur me të njëjtën gjuhë homologut grek, që fillimisht nuk e kishte dhënë pëlqimin për takimin.

Por vesi del me shpirtin. I dehur nga mandati i tretë në pushtet, i kapur nga mania për të kontrolluar gjithçka në detaje dhe i bindur se fasada gjithnjë fiton mbi thelbin, Rama tërhoqi pas vetes me detyrim qindra, ndoshta edhe mijëra punonjës të administratës, duke i vënë vizitës në Athinë një njollë turpi.

Denoncimet e para u bënë nga kreu i opozitës, Sali Berisha, por kaluan pa zhurmë. Berisha publikoi një listë me qindra punonjës të administratës, kryesisht nga qytetet e jugut të Shqipërisë që ishin detyruar të udhëtonin drejt Greqisë. Autobuzët ishin të prenotuar dhe të paguar nga bashkitë kryesore në vend dhe udhëtimi drejt Athinës kishte trajtat e një ekskursioni.

Pikat mbi i i vuri një vide0-investigim i emisionit Piranja, gazetarët e të cilit regjistruan në fshehtësi pjesëmarrës në miting, mes tyre edhe drejtorin e Teatrit të Fierit. I pyetur nga gazetari se sa vetë kanë ardhur nga Fieri, ky i fundit përgjigjet troç se aq shumë kishin udhëtuar me autobusët e PS, saqë “s’ka ngelur njeri në Fier”.

Nga biseda me gazetarin e infiltuar, burri në moshë tregon se ka pasur mobilizim të madh nga administrata për të shkuar dhe për të mbushur stadiumin në Athinë, ku një ditë më parë Rama mbajti fjalimin. 

Lexo më tej: Andi Bushati: Rama bëri mirë që shkoi në Athinë, po taborin me borizane ç’e deshi? 

Provat e mbledhura nga emisioni “Piranja” tregojnë se një pjesë e mirë e të pranishmëve në stadiumin Galatsi nuk ishin emigrantë shqiptarë.

Në bisedën me drejtorin e Teatrit të Fierit kuptohet se takimi në Athinë është trajtuar si një miting i PS në fushatë, ku administrata detyrohet të paraqitet për të justifikuar rrogën.

"E bëre fotografinë, i thua ja isha" tregon drejtori i Fierit gjatë bisedës, duke provuar se shpërngulja drejt Greqisë ishte bërë me urdhër.

Për këdo që nuk beson tek denoncimet e Berishës, apo për ata që kanë dyshime tek gazetarët, janë socialistët që i vunë vulën vetëdiskretitimit. Një numër i madh deputetësh socialistë dhe kryetarë të bashkive të PS kanë publikuar në rrjetet sociale fotot nga udhëtimi drejt Athinës bashkë me një pjesë të stafit që i shoqëronte. Shikojini më poshtë:

Pamjet provojnë angazhimin e socialistëve në mbështetje të liderit deri në Greqi. Vetëm se është harruar një detaj i vogël; që kryefjalë e takimit duhet të ishin emigrantët. Sepse shpërngulja e administratës për në Athinë është shprehje e mosbesimit se shqiptarët që jetojnë në Greqi nuk do t'i përgjigjeshin ftesës së kryeministrit ashtu siç ishte paralajmëruar./Lapsi.al

Të këshilluara

Kompromisi/ Ç'fitoi Leka nga divorci me Elian

Humbja e njeriut të dashur, thonë se dhemb si një thikë në zemër, por divorci është thjesht një copë letër. Megjithatë edhe për t'i rregulluar letrat formalisht...

19:46

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI