Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Zvicra fiton Eurovision 2024

Lapsi.al 12 May 2024
Zvicra fiton Eurovision 2024

Zvicra ka fituar Eurovisionin për vitin 2024. Përfaqësuar nga Nemo, një muzikant i njohur në Zvicër, kënga me titullin “Kodi” kombinon tri zhanre – opera, rap dhe drum’n’bass. Vendin e dytë e ka marrë kënga e Kroacisë  "Rim Tim Tagi Dim", ndërsa Ukraina është pozicionuar në vend të tretë.

Finalja e Eurovisionit këtë vit është shoqëruar me shumë polemika pas pjesëmarrjes së Izraelit në këtë festival muzikor. Protesta të shumta e kanë shoqëruar këtë eveniment. Mijëra vetë në Malmoe kërkuan këto ditë përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza. Ndërkohë kujtojmë që Shqipëria me këngën "Titan" të Besës nuk arriti të kualifikohej në finale.

Eurovizioni këtë vit u mbajt në Malmo të Suedisë pasi Loreen vitin e kaluar fitoi me këngën ‘Tattoo’. Kjo artiste edhe në vitin 2012 i solli fitoren Suedisë me këngën ‘Euphoria’, duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.

Të këshilluara

Aksidentohet i mituri në Shkodër

Një 40-vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident në shkodër është proceduar ditën e sotme. Bëhet me dije se 46-vjeçar ka përplasur me makinë një 10-vjeçar me biçi...

13:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI