Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Zbulohen në mes të Shkodrës në një tunel një sasi e madhe drogè

Lapsi.al 12 May 2024
Zbulohen në mes të Shkodrës në një tunel një sasi

Drejtori i Policisë së Shkodrës dha sot rezultatet e para operacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër” kundër kanabisit, i cili ka nisur prej një jave në mbarë vendin.

Operacioni "Territor i pastër” ka nisur që prej fillimit të kësaj jave nga Shkodra dhe sipas kreut të saj të Policisë, po përdoren mjete të kalueshmërisë së lartë, pajisje logjistike, kryesisht dronë të cilësisë së lartë, që kanë bërë të mundur evidentimi i 11 tentativave për të kultivuar kanabis në vende të ndryshme të qarkut Shkodër.

Në 11 rastet janë asgjësuar 19300 fidanë kanabis në kubikë, vazo dhe në tokë, në Malësi të Madhe, Vau i Dejës. Po ashtu janë sekuestruar 2160 fara kanabisi.

Për disa raste bashkarisht me SPAK po vijojnë hetimet proaktive për persona dhe grupe kriminale që organizojnë këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, gjatë orëve të fundit është siguruar informacion për një tentativë për trafikim të një sasie të konsiderueshme e dyshuar marijuanë të përpunuar në formë çokollate dhe në formë boçeje. Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate.

Në vijim të operacionit në brendësi të një furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec, lindur në fshatin "Ura e Shtrenjtë" dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Po nga hetimet rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës" tha drejtori i Policisë së Qarkut në vazhdim.

Të këshilluara

Zvicra fiton Eurovision 2024

Zvicra ka fituar Eurovisionin për vitin 2024. Përfaqësuar nga Nemo, një muzikant i njohur në Zvicër, kënga me titullin “Kodi” kombinon tri zhanre – opera, rap d...

00:46

Aksidentohet i mituri në Shkodër

Një 40-vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident në shkodër është proceduar ditën e sotme. Bëhet me dije se 46-vjeçar ka përplasur me makinë një 10-vjeçar me biçi...

13:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI