Flash

Rama për pensionet e emigrantëve në Greqi: Kanë nisur negociatat

Lapsi.al 12 May 2024
Rama për pensionet e emigrantëve në Greqi: Kanë nisur

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës prej rreth një ore para emigrantëve shqiptarë në Athinë, ndau për ta edhe disa zhvillime të rëndësishme midis dy vendeve, duke përmendur nisjen e negociatave për marrëveshjen për pensionet e emigrantëve.

“Kam besim se më e mira mes Greqisë dhe Shqipërisë është e gjitha përpara dhe këtë besim e kam të armatosur me gatishmërinë që ne t’i zgjidhim të gjitha çështjet mes nesh si evropian largpamës të shekullit të ri dhe jo t’i zvarrisim si ballkanas sylesh të shekullit vjetër për t’i kthyer në mollë sherri sa herë hapen tezkat e fushatave elektorale. Më në fund me qeverinë aktuale, kemi arritur të çelim negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.

Deri dje nuk shikonim asnjë dritë deri në fund të tunelit. Kemi një referencë shumë pozitive pas arritjes së marrëveshjes me Italinë. Kemi hapur edhe dialogun dypalësh në nivel teknik për lejen e qëndrimit dhe procedurën e marrjes së shtetësisë me natyralizim. Një tjetër synim i përbashkët është bashkërendimi i nevojave për aksesin në tregun e integruar evropian të energjisë”, tha ai.

Të këshilluara

Zvicra fiton Eurovision 2024

Zvicra ka fituar Eurovisionin për vitin 2024. Përfaqësuar nga Nemo, një muzikant i njohur në Zvicër, kënga me titullin “Kodi” kombinon tri zhanre – opera, rap d...

00:46

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI