Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Rama në Athinë/ Krahasoi operacionet "Fshesa" me shpërnguljet e çamëve

Lapsi.al 12 May 2024
Rama në Athinë/ Krahasoi operacionet "Fshesa" me

Në një nga fjalimet më të drejtpërdrejta që një kryeministër shqiptar ka mbajtur në Greqi, Edi Rama përmendi presionet dhe dhunën ndaj shqiptarëve që emigruan në Greqi në fillim të viteve 90. Kur përmendi operacionet "Fshesa" që organizoheshin nga Greqia asokohe, Rama bëri një paralelizëm me dëbimin e çamëve nga trojet e tyre.

"U përballët me gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë në ditën që nuk mbaronte, duke zbutur urinë me një pjatë në ditë për të vënë mënjanë lekët e dy valketeve të pangrëna. Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX, kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t'ju deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë" tha Rama.

Përmendja e operacionit Fshesa ka qenë ndër pikat kulmore të fjalimit që u shoqërua me brohoritje nga të pranishmit, megjëse kryeministrin grek të asaj kohe Konstandin Mitsotakis, Rama e ka nderuar me një bust në Derviçan.

Të këshilluara

Zvicra fiton Eurovision 2024

Zvicra ka fituar Eurovisionin për vitin 2024. Përfaqësuar nga Nemo, një muzikant i njohur në Zvicër, kënga me titullin “Kodi” kombinon tri zhanre – opera, rap d...

00:46

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI