Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Rama mesazh Greqisë nga Athina: Nuk kemi asnjë pretendim tjetër veç respektit reciprok

Lapsi.al 12 May 2024
Rama mesazh Greqisë nga Athina: Nuk kemi asnjë pretendim tjetër

Nga Athina, kryeministri Rama i dërgoi një mesazh Greqisë, duke i thënë se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër, përveç respektit reciprok.

“Nëse flasim për pronat, këtu ju jeni përfaqësia kombëtare e Shqipërisë. E kush nga ju që ka një shtëpi apo një tokë në ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën, që ky është problem i Shqipërisë”, tha kryeministri.

"Ata kanë halle kanë probleme, grekët e Shqipërisë, duhet të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta më e madhe jashtë fushës së vogël të lojërave politike me topin katror ballkanikë është se asnjë hall apo problem i tyre nuk është i ndryshëm nga problemet e shqiptarëve, në një vend si i yni që përparon përditë, por kur plagët e trashëgimisë negative të së shkuarës së afërt dhe të largët nuk janë ende plotësisht të mbyllura, në asnjë rast një grek etnik nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij, kurrë, asnjëherë grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës apo pronës. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër veç respektit reciprok, kujdesit reciprok që jetojnë në dy shtet tona, marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë." - shtoi ai.

Të këshilluara

Zvicra fiton Eurovision 2024

Zvicra ka fituar Eurovisionin për vitin 2024. Përfaqësuar nga Nemo, një muzikant i njohur në Zvicër, kënga me titullin “Kodi” kombinon tri zhanre – opera, rap d...

00:46

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI