Flash

Presidentja e re u betua për "Maqedoninë", reagon ashpër Athina: U shkel marrëveshja e Ohrit

Lapsi.al 12 May 2024
Presidentja e re u betua për "Maqedoninë", reagon

Greqia ka reaguar në lidhje me faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, i është referuar vendit të saj në ceremoninë e betimit, si “Maqedoni”.

Një deklaratë e dalë nga Ministria e Jashtme greke pretendon se deklarata e presidentes ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, ku thuhet se emri i këtij shteti do të jetë: Maqedoni e Veriut.

Ministria thekson se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe rruga evropiane e kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

“Gjatë betimit të saj sot në Kuvend dhe përkundër faktit se në tekstin zyrtar të betimit përmendej “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Silianovska-Davkova zgjodhi ta quajë vendin e saj “Maqedoni”.

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.

Greqia, në këtë kontekst, thekson kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit” - thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme të Greqisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Nga nesër Euro monedha e vetme në Kosovë

Duke nisur nga 13 maji [nesër], Euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës do të përfundoj...

15:57

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI