Flash

Mediat greke: Rama na quajti racistë, provokoi Athinën me çamët

Lapsi.al 12 May 2024
Mediat greke: Rama na quajti racistë, provokoi Athinën me
Takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë ka shkaktuar një valë komentesh në mediat e vendit fqinj. Nga një vështrim që lapsi.al bëri në mediat më të mëdha greke shihet toni i papëlqyeshmërisë mbi takimin e kreut të qeverisë shqiptare për takimin e Athinës. Ajo që i përshkruan të gjitha mediat është nxitimi dhe kokëfortësia e Ramës për të mos e shtyrë takimin pas zgjedhjeve europiane. “Nuk kishte asnjë arsye në favor të nxitimit të tij për të nisur, si udhëtar i panevojshëm, takime të drejtpërdrejta me diasporën shqiptare në Greqi. Nën maskën e fushatës për zgjedhjet nacionale në vendlindjen e tij, të cilat nuk do të mbahen pas 2 apo 3 apo 5 muajsh, por 1 vit nga sot. Aq më tepër që ardhja e tij, me sa duket pa ftesë zyrtare, ndodh në një kohë kur në Greqi po nxehet përballja partiake për zgjedhjet e ardhshme europiane.

LEXO EDHE: Andi Bushati Rama bëri mirë që shkoi në Athinë, po taborin me borizane ç’e deshi?

Me mençuri, Ministria e Punëve të Jashtme greke u komunikoi partnerëve dhe stafit se duke pasur parasysh fazën parazgjedhore që po kalojmë, do të preferohej që vizita e tij private të shtyhej pas zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit. Kërkesa diplomatike e Athinës u injorua përballë studimit, nxitimit, lakmisë së nacional-populistit kokëfortë Rama” – shkruan në një koment të gjatë të saj gazeta “Protothema”. Një tjetër çështje ku janë përqendruar mediat greke është edhe data, sepse takimi mbajet në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit. “Nuk është rastësi që ardhja e tij aktuale përkon saktësisht një vit nga arrestimi i Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur Himarës u rezistoi planeve për të krijuar një rivierë shqiptare me cenime, shpronësime zhvatëse dhe grabitje të pronave private të pakicave, si dhe persekutimin frikësues të pronarëve të tyre. Pas ndjekjes penale ndaj tij, ai është caktuar në paraburgim për të mos u betuar si i zgjedhur ligjërisht në zyrën e bashkisë. I rezervuan atij një trajtim të nëpërkëmbjes së vullnetit popullor që nuk është shumë larg truket autoritare dhe metodat shtypëse të përdorura nga regjimet totalitare” – shkruan ndër të tjera "Protothema". “Rama provokator i papenduar, kreshendo raciste kundër Greqisë me referenca për çamët”. Ky ishte titulli i gazetës “Ta Nea”. “Në një sulm haptazi racist kundër vendit që priti fjalimin e tij elektoral dhe ku jetojnë e punojnë mijëra bashkatdhetarë të tij, Edi Rama nxiti nacionalizmin shqiptar, duke shkuar deri aty sa iu referua çamëve dhe akuzoi Greqinë për urrejtje dhe sjellje raciste ndaj bashkatdhetarëve të tij. Fjalimi përçarës dhe delirant i Ramës u prit me entuziazëm, nga një pjesë e sallës që vezullonte nga fotot e gjesteve të shqiponjës shqiptare. Ndër të tjera ai theksoi se grekët dhe shqiptarët duhet të jenë të bindur se fati i dy popujve është i pandashëm. Duke iu referuar racizmit që ai tha se kanë përjetuar emigrantët shqiptarë, ai theksoi se “ju përballeni me të gjitha llojet e shprehjeve brutale të arrogancës nga fqinji i pasur për fqinjin e varfër”. Ai paralelizoi dëbimin e emigrantëve shqiptarë me çamët, duke vënë në dukje se “ju jetuat poshtërimin e operacioneve të “fshesës” në fund të shekullit të 20-të, kur natën ju morën nga shtëpitë me rroba për t’u dëbuar në Shqipëri, si një film i kohërave shumë të vjetra për shpërnguljet e detyruara të të parëve tanë nga shtëpitë e tyre në Greqinë Veriore”. Ai pohoi se shumë nga shqiptarët që qëndruan në Greqi ndryshuan emrat që u kishin vënë prindërit, për të arritur të merrnin letra dhe t'i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë, duke thënë megjithatë se "e panë fëmijën duke qarë sepse ishte më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë e flamurit” - citon “Ta Nea”. Ndërsa “Kathimerini” ndalet vetëm tek masat e rrepta të sigurisë që shoqëruan Ramën me 1 mijë efektivë. Gazeta greke shkruan se ky takim shkaktoi një turbullim të ri në marrëdhëniet greko-shqiptare. “CNN Greece” i mëshon në shkrimin e tij deklaratës së Ramës se nuk shkoi në Athinë për “të provokuar”, por “për të takuar njerëzit e tij”. Kjo media thotë se organizatorët e vlerësojnë pjesëmarrjen në afërsisht 4000 persona dhe se mbrëmjen e së shtunës, sipas postimeve në rrjetet sociale janë nisur autobusë me 2000 persona nga Shqipëria. 

Fjalimi në Athinë/ Rama flet për racizmin grek dhe ligjin e luftës 

Si shembull të lidhjes së hershme mes Greqisë dhe Shqipërisë, gjatë fjalës së mbajtur para emigrantëve shqiptarë në Athinë, Rama përmendi Laskarina Bouboulina, që siç tha ai, është heroina legjendare e pavarësisë greke. “Ku ka shembull më të mirë se heroina legjendare e pavarësisë greke Laskarina Bouboulina e lindur në një burg të Stambollit, e lindur me prejardhje arvanitase një luftare legjendare e lirisë së Greqisë, e para grua admirale në botë, në krye të një flote ushtarake detare. Tani kush na ndalon ne që të mos jemi njëkohësisht krenar bashke me grekët për kontributin që i ka dhënë Greqisë ajo grua heroike me prejardhje nga një familje ku flitej shqip", tha Rama. Por kjo ngjalli revoltën e portalit grek newsbomb.gr.

Kryeministrin shqiptar duke dhënë një recital nacionalizmi pasi nuk ngurroi pa turp të përmendte se Laskarina Boubulina ishte… shqiptare! Rama, në një furi të pabesueshme, nuk hezitoi të falsifikojë historinë dhe ta shkruajë si të dojë… duke dëshmuar se është edhe antihistorik, edhe i rrezikshëm! Ai u shpreh në mënyrë karakteristike se “Bubulina u rrit në një familje që fliste shqip”! Dhe e gjithë kjo në Greqi!”, shkruajti Newsbomb.gr.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Kompromisi/ Ç'fitoi Leka nga divorci me Elian

Humbja e njeriut të dashur, thonë se dhemb si një thikë në zemër, por divorci është thjesht një copë letër. Megjithatë edhe për t'i rregulluar letrat formalisht...

19:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI