Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Grabiten turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e grabitur

Lapsi.al 12 May 2024
Grabiten turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e grabitur

"Vlora Marina" është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më parë, duke vijuar pushimet e tyre në Shqipëri.

Dhënia e kësaj shume nga kompania ka qenë një formë mbështetje për turizmin në vend dhe imazhin e qytetit te Vlorës si dhe për t’ju treguar të gjithë turistëve dhe pushuesve të huaj se në Vlorë mund të pushojnë kudo dhe në çdo kohë.

Ndërkohë ditën e sotme është vënë në pranga edhe autori i vjedhjes. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi E. M. 39 vjeç, në momentin e ndalimit nga Policia dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan veshje dhe mjete të cilat dyshohet se ai i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe një aparat neuroparalizues.

"Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi L. M., 63 vjeç, babai i shtetasit E. M., pasi të dy së bashku, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe i kanë penguar ata në kryerjen e detyrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme" - thuhet ne njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nga nesër Euro monedha e vetme në Kosovë

Duke nisur nga 13 maji [nesër], Euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës do të përfundoj...

15:57

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI