Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Pse vdiqën dy ukrainaset në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes së tyre: Kishim ardhur për turizëm!

Lapsi.al 11 May 2024
Pse vdiqën dy ukrainaset në Tiranë, zbardhet dëshmia e

Mësohen të tjera detaje nga vdekja misterioze e dy ukrainaseve në Tiranë një ditë më parë. TCH zbardh dëshminë e shoqes së tyre në polici.

Ajo ka treguar se kanë qenë të trija së bashku dhe se kanë konsumuar alkool, por të dy rejat bashkë me alkoolin kanë marrë edhe medikamente qetësuese.

Po ashtu ajo ka dëshmuar se njëra prej tyre vuante nga zemra, dhe tjetra nga epilepsia. Sipas dëshmisë, ajo tregon se kur është zgjuar nga gjumi i ka gjetur të dyja shoqet pa jetë, dhe më pas ka njoftuar policinë.

“Antonian dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte.

Kemi vijuar për disa orë të pimë me pas më zuri gjumi. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia”, ka dëshmuar ajo./TCH

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI