Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Me "shtëpi bari" në Spanjë, arrestohen dy shqiptarë

Lapsi.al 11 May 2024
Me "shtëpi bari" në Spanjë, arrestohen dy

Dy shqiptrë kanë rënë në pranagt e policisë spanjolle si pasojë e kultivimit të marijuanës. Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle, në një operacion të përbashkët me Gardën Civile, kanë çmontuar një plantacion marijuanë brenda një magazine industriale me gati 1000 bimë në qytetin e La Llosa de Ranes. Bëhet me dije se dy të arrestuarit shqiptarë, 18 dhe 50 vjeç, janë dërguar në paraburgim të përkohshëm si autorë të dyshuar të krimeve kundër shëndetit publik, mashtrimit me energjinë elektrike dhe shkeljes së ligjit të emigracionit.

Ghithashtu droga ishte në fazën përfundimtare të rritjes, ku u sekuestruan 953 bimë marijuanë, si dhe 750 gram sytha dhe materiale të shumta të destinuara për kultivim. Siç raportohet autoritet i kishin filluar hetimet në mesin e janarit, pasi mësuan se një magazinë industriale e vendosur në zonën e La Llosa de Ranes mund të përdorej për të strehuar një kulturë marijuane. Si rezultat i hetimeve të para, u bë e mundur vërehet një lëvizje e madhe e njerëzve brenda magazinës, duke zbuluar edhe hyrje-daljet e automjeteve të ndryshme me qira.

Në vijim të hetimeve, hetuesit verifikuan se kishte lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik. Ata kishin një infrastrukturë të sofistikuar për kultivim. Për shkak të këtyre rrethanave, është kryer kontroll, ku u lokalizua brenda magazinës një kulture marijuane me gjithsej 953 bimë të lulëzuara me përmasa përafërsisht 180 centimetra. Përveç kësaj, agjentët sekuestruan 750 gramë sytha, 110 llamba, 23 panele ndriçimi LED, 55 ventilatorë, dy peshore, mes materialeve të tjera që ishin pjesë e një infrastrukture të sofistikuar për kultivimin e lëndës në fjalë.

Operacioni rezultoi në arrestimin e dy burrave që ishin në krye të plantacionit në fjalë, si përgjegjës për krime kundër shëndetit publik, mashtrime me energjinë elektrike dhe shkelje të ligjit të imigracionit. Të arrestuarit, pa dosje policore, janë vënë para drejtësisë dhe është urdhëruar burgimi i tyre.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI