Flash

33 vjetori i Koha Jonë, presidenti dekoron botuesin Nikoll Lesi

Lapsi.al 11 May 2024
33 vjetori i Koha Jonë, presidenti dekoron botuesin Nikoll Lesi

Ditën e sotme është përvjetori i 33-të i daljes së numrit të parë të gazetës së pavarur, KOHA JONE. Gazeta KOHA JONE me 11 maj 1991 doli si gazetë e lirë.

Pikërisht sot Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi në një ceremoni zyrtare Dekretin me Dekoratën e Lartë botuesit të KOHA JONE, Nikoll Lesi. Në ceremoni ishin gazetarë dhe ish-gazetarë të gazetës KOHA JONE.

"Emri i Nikollë Lesit është pazgjidhshmërisht i lidhur me gazetën që ai themeloi, drejtoi dhe botoi, gazetën “Koha Jonë”. Për shqiptarët që e kanë lexuar e ndjekur, Gazeta “Koha Jonë” pati një ndikim të fortë në kapërcyellin e dy shekujve në Shqipëri. Ajo ishte një medie e lirë, një shkollë gazetarie, një akademi që rriti dhe frymëzoi disa breza. Nikollë Lesi, me vizionin e tij për medien e lirë e të pavarur dhe frymën opozitare vendosi në gazetarinë shqiptare standardin e guximit për të shkruar të vërtetën. Liria e medies është liri e të menduarit dhe të shprehurit, është liri e fjalës është thelbi i demokracisë dhe unë mendoj se askush nuk duhet të ketë frikë nga kjo. Shoqëria jonë ka gjithmonë nevojë për zëra të cilët mbartin frymën e lirisë dhe pavarësisë në fushën mediatike", deklaroi presidenti Bajram Begaj.

Të këshilluara

Aksidentohet i mituri në Shkodër

Një 40-vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident në shkodër është proceduar ditën e sotme. Bëhet me dije se 46-vjeçar ka përplasur me makinë një 10-vjeçar me biçi...

13:29

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI