Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi gjatë presidencës Trump, Richard Grenell, ka treguar kulisat që shpunë në burg Hashim Thaçin. 0
Ai ka thënë se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith (djathtas në foto), ndërhyri kundër ish presidentit kosovar pikërisht në momentin kur Kosova dhe Serbia ishin në prag të arritjes së marrëveshjes finale.
Grenell theksoi se aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara erdhi pasi patën filluar negociatat për arritjen e “marrëveshjes finale e cila përfshinte edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale”.
LEXO ME TEJ:
Andi Bushati: Kosova nuk është më e mirë me Hashim Thaçin në burg
“Një grup prokurorësh nuk mundën të gjenin prova kundër Thaçit dhe ish-prokurori tha se nuk kishte asgjë në të e mbylli dosjen dhe iku. Haga vazhdoi të shpenzonte dollarët amerikanë dhe Jack Smith shpenzoi vite duke hetuar për krime lufte”, ka thënë Grenell për Smithin në një intervistë me Donald Trump Jr në një platformë online.
Aktakuza kundër Thaçit erdhi në qershor 2020, vetëm pas njoftimit se Thaçi e presidenti serb po shkonin në Shtëpinë e Bardhë.
“Duhej ta negocionim dhe ta arrinim një marrëveshje historike mes të dyja palëve. Unë i tregova Departamentit të Drejtësisë se ata (Hashim Thaçi dhe Vuçiç kishin rënë dakord ta zhbënin gjykatën në Hagë, që drejtohej nga Jack Smith, me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka rrëfyer Grenel. Ai ka vazhduar se nga Departamenti i ishte thënë se këtë duhet ta dinte edhe vetë prokurori special Smith.
“Dy ditë më vonë dëgjova se Smith kishte thënë, ‘Nuk mund ta bëni’. Tri a katër javë më vonë, Jack Smith njoftoi për aktakuzën ndaj Thaçit. Para se të vinte në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi u dërgua në Hagë dhe ende është në burg”, ka thënë Grenell. Në atë kohë pasi u njoh me akuzën edhe ish presidenti kosovar aludoi për një komplot. “Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar”, tha Thaçi në atë kohë. “Kjo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi”.
Hashim Thaçi jep dorëheqjen nga president. I konfirmohet akuza në Hagë
Jack Smith e la detyrën e tij në fund të vitit 2022 dhe tani është rikthyer në SHBA për ta hetuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Objektivi i tij i ri është që të fokusohet në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Trumpit dhe për rolin që ish-presidenti e pati në sulmin e 6 janarit në Capitol.