Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Blendi Klosi parashikon rezultatin e PS-së në zgjedhjet e 2025

Lapsi.al 10 May 2024
Blendi Klosi parashikon rezultatin e PS-së në zgjedhjet e 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, në një konferencë me gazetarët u pyet se sa mandate mund të merrte PS nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, Klosi u përgjigj duke iu referuar zgjedhjeve bashkiake se:

“Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, apo të dielën, ne kemi një sondazh të vjetshëm, ku fituam 56 bashki nga 61. Një vit më parë, sot jemi një 1 vit nga fitorja e 14 majit, ku puna e PS dhe e Ramës dha një rezultat të jashtëzakonshëm. Do të jetë fitore më shumë se rezultati numerik. Nuk dyshoj se do të ketë më shumë se në zgjedhjet e fundit.”, u shpreh Klosi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se mazhoranca ka mbajtur fjalën për një drejtësi të pavarur, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë koment sa i përket vendimeve të drejtësisë të asnjë lloji.

“Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur. Nuk kemi koment sa i përket raportit me drejtësinë. Tirana është qarku më i rëndësishëm në garën e ardhshme elektorale. Jemi duke u përgatitur për 2025. PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt, ndaj po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë është që në Tiranë të triumfojnë sërish siç triumfuam vetëm një vit më parë”, - tha Klosi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI