Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Vizita e Ramës në Athinë/ Berisha: Cinizëm për shqiptarët, provokim për grekët

Lapsi.al 10 May 2024
Vizita e Ramës në Athinë/ Berisha: Cinizëm për

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë që pritet të mbahet të dielën si provokim. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha deklaroi se vizita është një akt cinizmi ekstrem, pasi sipas tij në 10 vitet e fundit mbi 33% e shqiptarëve janë larguar nga vendi pikërisht nga keqqeverisja e Ramës. Berisha u shpreh se ky takim organizohet si një provokacion, ndërsa shtoi se edhe pse Rama u njoftua nga palët greke (referuar deklaratës së Mitsotakis) se nuk i ishte i ftuar sërish do të shkojë.

"Njeriu që me politikat që ndoqi, me vjedhjet e tmerrshme që u bëri shqiptarëve, me vrasjen e shpresës së tyre duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim, de facto përzuri nga Shqipëria në 10 vite mbi 1.1 milionë shqiptarë, mbi 33% të shqiptarëve, përgatit në një akt cinizmi ekstrem, në një akt provokimi të turpshëm, takimin me patronazhistët dhe aktivistët e tij që kanë nisur që dje vërshimin drejt Greqisë për të stimuluar një takim me diasporën shqiptare.

Në moton ‘Shqipëria e viteve 2030’. Miqtë e mi, takimin me diasporën të një politikani shqiptar nuk është e nevojshme ta komentosh. Është gjëja më normale. Por kur takimi organizohet si një provokacion, duhet vetëm ta dënosh. Së pari ne jemi shqiptarë. Fqinjë mijëravjeçarë me grekët në këtë rajon. Por ne kemi një shprehje të hershme sa vetë mikpritja jonë: kush gjen pa ftuar, e gjen pa shtruar.

Në mënyrë të përsëritur, autoritetet zyrtare greke kanë deklaruar se Edi Rama vjen i paftuar. Natyrisht Greqia është djepi i demokracisë dhe nuk imagjinon të ndalojë tubimet apo takimet. Por, tradita shqiptare e kërkon të mbash mend këtë parim të mikpritjes sonë.Nuk shkohet pa ftuar, aq më tepër kur je njoftuar se je i paftuar", - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Kapet me kokainë i riu në Vlorë

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi iu gjet kokainë. Policia e Vlorës i bëri një kontroll fizik të riut me iniciale J. M., ku më pas iu gjetën dhe sekuestr...

17:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI