Flash

Maqedonia e Veriut: Shqiptarët humbin rolin e "kingmaker" në parlament

Lapsi.al 9 May 2024
Maqedonia e Veriut: Shqiptarët humbin rolin e "kingmaker" në

VMRO-DPMNE është e fituara e madhe e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e dyfishta për presidenten e re të vendit Gordana Silanovska dhe për parlamentin e ri, ku arriti 59 deputetë nga 120 që ka parlamenti i vendit fqinj. Për LSDM-në e Kovaçevskit zgjedhjet e 8 Majit ishin një goditje shkatërruese me rezultatin më të keq që nga viti 1990, me vetëm 19 deputetë në parlament. Fitore e padiskutueshme VMRO-DPMNE ishte edhe zgjedhja e Gordana Silankovska me gati 60% të votave.

Por cili ishte mesazhi i zgjedhjeve të 8 Majit në Maqedoninë e Veriut? Cili do të jetë përfaqësimi i shqiptarëve në qeveri dhe çfarë do të ndryshojë në qasjen e vendit drejt Bashkimit Europian?

Shqiptarët nuk janë më "kingmaker" të qeverisë

Fronti Evropian që kryesohet nga partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit mori 18 mandate, por do të kalojë në opozitë. Akuzat për korrupsionin e dy forcave kryesore të qeverisë së kaluar LSDM dhe BDI ishin një nga kuajt e betejës së fushatës parlamentare.

Ndërkohë koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, arriti të sigurojë 13 mandate. Por ndryshe nga qeverisjet e kaluara, këtë mandat shqiptarët nuk janë decizivë në bërjen e shumicës parlamentare.

VMRO-DPMNE mund ta votojë qeverinë e re edhe me votat e ZNAM, një fraksion i shkëputur nga LSDM, duke zhveshur shqiptarët për herë të parë nga roli i rëndësishëm që kishin.

Gjithsesi pas shpalljes së rezultateve paraprake, Mickoski paralajmëroi formimin e Qeverisë së re me koalicionin e opozitës shqiptare, VLEN.

“Koha është që BDI-ja, së bashku me LSDM-në, të kalojnë në opozitë. Populli ia dha leksionin më të rëndësishëm Qeverisë [së deritashme] dhe shpëtoi vendin e tij”, tha Mickoski.

Bilall Kasami nga koalicioni VLEN u përgjigj menjëherë pozitivisht. “Besojmë se, duke i pasur parasysh numrat, do të kemi një shumicë të sigurt, andaj jemi të bindur se Qeveria e re do të formohet shumë shpejt”, tha ai.

Raportet me Bullgarinë dhe Greqinë

VMRO-DPMNE ka parathënë një kthesë edhe në marrëdhëniet me fqinjët, që mund të ndikojë në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Gjatë fushatës, Mickoski ka akuzuar LSDM për "tradhti" dhe për “shitje të interesave kombëtare maqedonase” për marrëveshjen me Bullgarinë për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në të si popull shtet-formues.

Kreu i kësaj force politike, Kristian Mickoski i referohet vendit të tij thjesht si "Maqedoni" dhe nuk pranon emrin që u arrit në Marrëveshjen e Prespës me këmbënguljen e Greqisë, si "Maqedonia e Veriut".

Marrëveshja e Prespës është një kusht për përparimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, tha ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, ndërsa fliste në parlament më 26 prill dhe i bëri thirrje Shkupit të mos devijojë.

Gjithsesi retorika nacionaliste mund të zbutet pas zgjedhjeve, duke qenë se e ka kryer tashmë funksionin e saj në rezultatin e votimeve.

Shqetëimet më të mëdha të votuesve kanë qenë për cilësinë e jetës, korrupsionin, shpopullimin dhe ikjen e trurit jashtë vendit.

Besimi në BE po bie gjithashtu. Mbështetja ka rënë në 65 përqind, nga 85-90 përqind kur vendi mori fillimisht statusin e kandidatit në 2005.

Pas përparimit të ndryshimit të emrit, në Ballkanin Perëndimor pati eufori se zgjerimi më në fund mund të ishte i mundur. Por Franca vuri veton për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një veprim i konsideruar si një "gabim i madh historik" nga presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker./Lapsi.al

Të këshilluara

Kompromisi/ Ç'fitoi Leka nga divorci me Elian

Humbja e njeriut të dashur, thonë se dhemb si një thikë në zemër, por divorci është thjesht një copë letër. Megjithatë edhe për t'i rregulluar letrat formalisht...

19:46

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI