Flash

Atentat çiftit shqiptar në Greqi/ Burri humb jetën, plagoset gruaja

Lapsi.al 9 May 2024
Atentat çiftit shqiptar në Greqi/ Burri humb jetën, plagoset

Një atentat mafioze ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje ndaj një çifti shqiptarësh në qytezën e Vyronas në afërsi të Athinës në Greqi.

Ngjarja ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale. Sipas informacioneve të para që japin mediat greke, një person i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre.

Burri i moshës 32-vjeçare ka vdekur menëjherë ndërsa gruaja është plagosur lehtë. Asnjëri prej tyre nuk kishte kohë të reagonte pasi ndaj tyre është qëlluar me breshëri. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë ndërsa ende nuk jepen të dhëna për motivete  ngjarjes. Mediat greke shkruajnë vetëm që çifti kishte kombësi shqiptare, por nuk jep identitetet e tyre. ©LAPSI.al

Lajmi në përditësim...

Të këshilluara

Gjendet i pajetë brenda banesës 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në Kosovë, në fshatin Baballoq të Deçanit. Sipas policisë vendase burri është gjetur brenda bansës së ti...

16:45

Aksident në Durrës, plagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës, pranë fshatit Gosë. Një automjet tip Volkswagen Passat, ka dalë nga...

19:13

Aksident në Pogradec, plagosen dy vajza

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq”. Një automjet tip “Volvo” ka dalë nga rruga n...

19:09

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI