Flash

“Armik” i Ervis Martinajt/ Identifikohet 28-vjeçari shqiptar i ekzekutuar në Greqi

Lapsi.al 9 May 2024
“Armik” i Ervis Martinajt/ Identifikohet 28-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqi, në qytezën e Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës. Në një atentat me armë mbeti i vrarë 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi alias Sidorel Prendi ndërsa u plagos lehtë bashkëshortja e tij që ndodhej me të në makinë. Ngjarja ndodhi kur ata po prisnin djalin e mitur që po luante në një park aty pranë.

Emri i të riut shqiptar është i njohur edhe për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i arrestuar në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara se ishin të vjedhura.

Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën, nip i deputetit të PS-së Rrahman Rraja dhe Alesio Dobrozin, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin dhe duke terrorizuar klientët të cilëve u kërkonin kartat e tyre të identitetit.

Ai akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit në në Milot në korrik të vitit 2022, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Në dhjetor 2022 policia ushtroi kontroll në banesën e Brahimit, në fshatin Pllanë të Lezhës. Në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti.

Sipas dokumenteve të policisë, që ka publikuar në atë kohë Klodiana Lala gjithçka thuhet se lindi pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahimin. Ky i fundit mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar në afërsi të Fushë Kuqes.

Aty mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk do ia falte kurrë atë që i kishte bërë”.

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Brahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjarja e ndodhur.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë Krujës, më 17 korrik 2022. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet i pajetë brenda banesës 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në Kosovë, në fshatin Baballoq të Deçanit. Sipas policisë vendase burri është gjetur brenda bansës së ti...

16:45

Aksident në Durrës, plagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës, pranë fshatit Gosë. Një automjet tip Volkswagen Passat, ka dalë nga...

19:13

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI