Flash

Prilli i këtij viti, më i nxehti në histori

Lapsi.al 8 May 2024
Prilli i këtij viti, më i nxehti në histori

Prilli i këtij viti ishte globalisht më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare të ajrit sipërfaqësor prej 15.03 gradë ose 0,67°C mbi mesataren e prillit për periudhën e referencës 30-vjeçare (1991 – 2020) dhe 0.14°C mbi rekordin e mëparshëm të prillit 2016.

Ky ishte njoftoi shërbimi i motit i BE-së, “Copenicus”, i cili saktëson se ky është muaji i 11-të radhazi që është më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. Prilli 2024 ishte gjithashtu 1.58°C më i ngrohtë se mesatarja e prillit para-industrial (1850-1900).

Temperatura mesatare globale e 12 muajve të fundit, nga maji 2023 deri në prill 2024, ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë me 0,73°C mbi mesataren për periudhën 30-vjeçare dhe 1.61°C mbi mesataren për epokën para-industriale.

Sipas studimit, edhe temperaturat globale të sipërfaqes së detit në shumicën e oqeaneve të botës mbetën në nivele jashtëzakonisht të larta. Raporti vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një vapë përvëluese këtë verë.

Raporti vjen ndërsa SHBA përgatitet për një të nxehtë të pamëshirshëm këtë verë. Të dhënat e fundit të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike flasin për temperatura mbi mesataren për pjesën më të madhe të vendit në periudhën ndërmjet muajit qershor dhe gusht.

Hera e fundit që Toka regjistroi një vit më të ftohtë se mesatarja ishte në 1976, që do të thotë gati gjysmë shekulli më parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI