Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

LSDM pas mbylljes së vendvotimeve: Zgjedhjet ishin demokratike

Lapsi.al 8 May 2024
LSDM pas mbylljes së vendvotimeve: Zgjedhjet ishin demokratike

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) tha pas mbylljes së vendvotimeve se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet i vlerësuan si demokratike. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanga Kuzeska tha se qytetarët mund të shprehnin lirisht vullnetin e tyre dhe të vendosnin për të ardhmen e vendit.

“Siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s që ka nisur negociatat me BE-në. Janë raportuar disa parregullsi, por ne i konsiderojmë të parëndësishme. Qytetarët mund të shprehnin lirisht vullnetin e tyre dhe të vendosnin për të ardhmen e vendit. E drejta e votës dhe vendimmarrja e lirë janë përfitimet më të rëndësishme të demokracisë. Faleminderit të gjithë qytetarëve që dolën sot në kutitë e votimit dhe votuan. Qytetarët treguan kapacitete demokratike dhe pjekuri institucionale dhe patëm zgjedhje të lira, demokratike, paqësore dhe dinjitoze. Falënderim të veçantë u shprehim qytetarëve që votuan për LSDM-në, Koalicionin për Ardhmëri Evropiane dhe për kandidatin për president Stevo Pendarovski. Vullneti i qytetarëve do të vendosë se cilën rrugë do të ndjek Maqedonia”, tha Kuzeska e LSDM-së

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI