Flash

Hapen kutitë e para, rezultate surprizë në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 8 May 2024
Hapen kutitë e para, rezultate surprizë në Maqedoninë e

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale të mbajtura këtë të mërkurë. Nga hapja e 36.8% e kutive vihet re një rezultat katastrofik për partinë në pushtet, LSDM-në që deri tani numëron vetëm 12.02% të votave për zgjedhjet e parlamentit të ri.

Në vend të parë është koalicioni i opozitës maqedonase i drejtuar nga VMRO-DPMNE që aktualisht ka 35.24% të votave.

Sa u përket partive shqiptare, një rezultat të mirë duket se ka marrë koalicioni “Fronti Europian” që drejtohet nga BDI-ja e Ali Ahmetit që për momentin ka 20.94% të votave duke u renditur të dytët pas VMRO-së së Hristian Mickoskit. Nisur nga këto rezultate, Arbër Ademi tha se mund të arrin deri në 20 deputetë.

Ndërsa koalicioni “VLEN” i partive shqiptare opozitare ka deri tani ka 17.7% të votave.

Një fitore të rëndësishme VMRO-DPMNE po merr edhe në zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan njëkohësisht këtë të mërkurë. Nga të dhënat e 51.6% të kutive të numëruara, kandidatja e opozitës Gordana Siljanovska Davkova numëron 63,42% të votave, më shumë se dyfishi i 30,07% që ka Stevo Pendarovski i LSDM-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI