Flash

"Kur piktori bën si jurist", Bardhi tallet me Ramën: Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Të këshilloj Ëngjëll Agaçin

Lapsi.al 8 May 2024
"Kur piktori bën si jurist", Bardhi tallet me Ramën:

Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës me një reagim tjetër. Replikat në distancë mes tyre lidhen me konfirmimin që SPAK bëri për hetimet në dosjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, ku dyshohet si i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

Reagimi i plotë i Bardhit

Deklarata e Edi Ramës për rifillimin e hetimeve për Xibrakën, reagon Gazment Bardhi:

Kur piktori bën si jurist! ??? Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Megjithatë lajm i mirë shumë që ka marrë avokat! Për këto çështjet e trafikantëve të drogës do t'i këshilloja Edi Ramës të nxirrte Ëngjëll Agaçin të flasë se ka eksperiencë në avokatinë e tyre.

E ka bërë lëmsh dhe s’di çfarë shkruan, por në një pikë duket dora e tij: aty ku i jep urdhra SPAK-ut. Gabim i rëndë që, zakonisht, e bën sa herë ka një hall. Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës.

Derisa ta thërresë SPAK-u për shpjegime, mund t’u kursejë shqiptarëve kohë dhe t’u thotë me fjalë piktori:

ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI