Flash

E pushuan nga puna, shqiptari në Skoci bën padi: Më quanin mafioz

Lapsi.al 8 May 2024
E pushuan nga puna, shqiptari në Skoci bën padi: Më quanin mafioz

Një shqiptar i shkarkuar nga puna e tij si roje në këshillin e qytetit të Glasgout në Skoci ka bërë padi në gjykatë duke e konsideruar largimin e tij për shkaqe racore dhe diskriminuese. Ai u pushua nga puna pasi u akuzua për vjedhje, por 48-vjeçari Edi Veizi, baba i dy fëmijëve, mohon çdo akuzë.

Shqiptari me pasaportë britanike thotë se po lufton për të pastruar emrin e tij pasi shefat e kishin etiketuar si “mafioz shqiptar”. Në gjykatë u dëgjua se menaxherët i referoheshin atij si “shqiptari” në email-e.

Shkak ishin lidhjet e tij me kriminelin e dyshuar shqiptar Sokol Sefaj, i cili tashmë ka ndërruar jetë dhe që ishte miku i Veizit. Duke folur para gjykatës, Veizi pohoi: “Unë nuk jam hajdut. Kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime. E doja punën time. U bëra për vetëvrasje pasi po diskriminohesha si shqiptar”.

Veizi ka punuar në këshill nga viti 2001 deri në vitin 2019 kur humbi detyrën pas një seance disiplinore i akuzuar për vjedhje mallrash. Veizi i tha gjykatës se ai u quajt "mafioz shqiptar" dhe "dhomë droge" nga kolegët e tjerë, si pjesë e ngacmimeve verbale. Ai tha se komentet bëheshin rregullisht kur ai vizitonte zyrat për të kryer detyrat e tij.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të një avokati në gjykatë, Veizi tha se nuk kishte njohuri për aktivitetet e Sefaj qe ishte i përfshirë në krimin e organizuar dhe e përshkroi atë si një "person normal" dhe "njeri familjar me dy fëmijë". Duke e përshkruar Sefaj si një "mik", Veizi tha se "nëse nuk u dënua ai është një person normal”. Duke shpjeguar se si vdiq Sefaj, Veizi tha: “Ai vdiq për shkaqe normale”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI