Flash

Denoncimi/ Me makinën e Ballukut u përplas për vdekje një person

Lapsi.al 8 May 2024
Denoncimi/ Me makinën e Ballukut u përplas për vdekje një

Një denoncim i mbërritur tek Sali Berisha dëshmon për një ngjarje të rëndë që nëse është e vërtetë implikon zv.kryeministren dhe ministren e energjisë, Belinda Balluku në një aksident me vdekje në rrugën Fier-Vlorë. Sipas Berishës aksidenti fatal ka ndodhur me mjetin Tuareg të ministres, që ishte në përdorim nga djali i një prej këshilltarëve të saj.

Mbetet për t'u verifikuar nëse ngjarja është e vërtetë, por Berisha thotë se policia e mbajti të fshehtë pas ndërhyrjeve të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Më poshtë statusi i plotë i Berishës për ngjarjen e denoncuar.

Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë ndërhyrje kriminale të Ballukut për të fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

? Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e plotë të qytetarit digjital

Makina e ministrise se infrastruktures tipit tuareg, ne drejtimin e djalit 18 vjecar te keshilltarit te Ballukut, Florion Serjanit, ne shkelje te plote ka drejtuar mjetin dhe ka aksidentuar nje person ne aksin fier vlore duke shkaktuar vdekjen.

Ngjarja eshte mbajtur e fshehte dhe me nderhyrjen e ministres Balluku kjo ngjarje eshte mbyllur dhe fajtori eshte liruar.

Une kam disa pyetje ketu per Ballukun:

Cdonte makina e ministrise qe drejtohej nga djali i keshilltarit tuaj?

Me cfare te drejte keni fshehur ngjarjen ?

Cilat jane masat e mara nga ana juaj lidhur me ngjarjen?

A keni nderhyre drejtperdrejt apo terthorazi per te mbuluar skandalin e ministrise tuaj?

A keni nderhyre tek autoritetet per mbylljen e ngjarjes me pasoje vdekjen e nje personi ?

A keni konsumuar vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ?

Të këshilluara

Arrestohet në Dibër hajduti i spitalit

Një 30-vjeçar, i identifikuar si Bledar Manga, është arrestuar nga policia në Dibër pasi vodhi në spitalin rajonal një shumë parash dhe dy celularë. “Shërbim...

15:35

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI