Flash

“Beleri”/ KE kritika Greqisë: Mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë

Lapsi.al 8 May 2024
“Beleri”/ KE kritika Greqisë: Mosmarrëveshjet

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero deklaron se mosmarrëveshjet dypalëshe me Greqinë nuk duhet të pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pisonero i ritheksoi këto qëndrime në një konferencë për shtyp kur u pyet, në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje rreptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.

Pisonero nuk pranoi të komentojë për çështjen “Beleri”, duke thënë se “Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në hetim, por po e ndjek atë”.

Nga ana tjetër, e përditshmja greke Kathimerini raporton se ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis i kërkon Bashkimit Europian që të dëgjojë shqetësimin e Athinës për rastin e Fredi Belerit, i dënuar me dy vjet burgim për blerje votash. Sipas tij, dënimi i kryebashkiakut të zgjedhur duhet të shqetësojë të gjithë Europën.

Sipas tij, ky rast është një provë për respektimin e standardeve demokratike europiane nga Shqipëria, veçanërisht teksa kërkon anëtarësimin në BE. Situata ka ngritur pikëpyetje për shtetin e së drejtës në rajon, ku ministri i Jashtëm grek ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet në forumet ndërkombëtare.

“Kjo nuk është një [çështje] dypalëshe,” tha ministri i jashtëm. “Nëse një vend kandidat që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, respekton parimet e shtetit ligjor dhe respekton të drejtat politike të qytetarëve të tij, nuk është dypalëshe. Është një çështje evropiane dhe ne duhet ta perceptojmë si të tillë dhe ta nxjerrim në pah në të gjitha forumet”, tha ai për radion Sky.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI