Flash

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën pas pranimit të efekteve anësore

Lapsi.al 8 May 2024
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë

Prodhuesi anglo-suedez i barnave AstraZeneca njofton se ka nisur një tërheqje globale të vaksinës së saj Covid-19. Kompania farmaceutike tha se do të tërheqë autorizimet e marketingut për Vaxzevria në Europë, duke e justifikuar veprimin e saj për shkak të “tepricës së vaksinave të përditësuara në dispozicion” që nga pandemia.

“Meqenëse vaksinat e shumëfishta, variante të COVID-19 janë zhvilluar që atëherë, ka një tepricë të vaksinave të përditësuara të disponueshme,” tha kompania, duke shtuar se kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për Vaxzevria, e cila nuk po prodhohet ose nuk po furnizohet më.

Aplikimi i firmës për tërheqjen e vaksinës u bë më 5 mars dhe hyri në fuqi më 7 maj. Kompania fund të prillit pranoi për herë të parë në dokumentet gjyqësore gjatë procedurave ligjore në Londër se vaksina e saj kundër Covid mund të shkaktojë trombozë si një efekt anësor i rrallë.

Të këshilluara

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim

Lidershipi i Hamasit thotë se ka pranuar marrëveshjen për armëpushim në Gaza, transmeton “BBC”. Në një komunikatë, grupi thotë se ka informuar ndërmjetësit e...

19:24

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI