Flash

Kanabìs dhe Bitcoin/ Çfarë gjeti policia në Tepelenë

Lapsi.al 7 May 2024
Kanabìs dhe Bitcoin/ Çfarë gjeti policia në

Policia e Tepelenës ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion në zonën e Kurveleshit pas disa informacioneve për prezencë të bimëve narkotike.

Mësohet se autoritetet kanë zbuluar një ambient të mbyllur ku ishin isntaluar drita për rritjen e kanabisit si edhe sende të tjera të përshtatura për rritjen e bimëve.

Raportohet se deri më tani janë zbuluar më shumë se 230 rrënjë kanabisi, ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona.

Një prej tyre dyshohet se është drejtuesi i veprimtarisë së paligjshme, ndërsa autorietetet vijojnë aksionin për verifikimin e personave të tjerë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të policisë në një tjetër banesë në Tepelenë janë zbuluar edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Policia ka evidentuar faktin se në këto tri mjedise ka patur mbifaturim të energjisë elektrike çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme.

Të këshilluara

Vajza ther me thikē babanë në Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në Shtime, ku vajza raportohet se ka therrur babain e saj me thikë pas një mosmarrëveshje. Policia rastin e ka ci...

18:27

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI