Flash

Emrat/ U kapën me kokainë në Itali, dalin para gjykatës dy kushërinjtë shqiptarë

Lapsi.al 7 May 2024
Emrat/ U kapën me kokainë në Itali, dalin para gjykatës dy

Kanë dalë para drejtësisë italiane dy kushërinjtë shqiptarë që janë kapur në Itali me 11 kilogramë kokainë të pastër të zbuluar më 30 mars të vitit të kaluar. Bëhet fjalë konkretisht për Gencian Subashi, 49-vjeç dhe Shkëlzen Abazi 37-vjeç.

Sipas mediave vendase ata u ndaluan nga karabinierët për një kontroll rutinë, teksa ishin duke udhëtuar me një furgon tip Fiat Doblò. Veprimet e tyre të çuditshme kanë nxitur dyshimet tek efektivët të cilët kanë ushtruar kontrolle në automjetin e tyre dhe kanë gjetur sasinë e lëndës narkotike.

Në dëshminë e tyre para hetuesve dy shqiptarët kanë dhënë versione të kundërta teksa kanë pretenduar se nuk kishin dijeni për praninë e ngarkesës së madhe brenda mjetit në të cilin ishin ndaluar. Pas deklarateve të palës mbrojtëse të të akuzuarve, raportohet se Genciani do të gjykohet me procedurë të shkurtuar, ndërkohë Shkëlzeni,po përballet me gjykimin e zakonshëm para trupit gjykues të dytë të Gjykatës Latina, të kryesuar nga gjyqtarja Francesca Coculo.

Ende nuk është dhënë dënimi për dy shqiptarët, ndërsa raportohet se të dy janë persona me precedentë të mëparshëm penale.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI