Flash

FOTOFAKT/ Deputeti që ia rrasi gjumit gjatë fjalimit mbi 2 orë të Ramës

Lapsi.al 7 May 2024
FOTOFAKT/ Deputeti që ia rrasi gjumit gjatë fjalimit mbi 2 orë

Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin më të gjatë të 11 viteve të qeverisjes së tij që ia kushtoi korrupsionit. Por përpos ligjëratës alla Fidel Kastro, shumë deputetë që ishin paralajmëruar që mos mungonin me asnjë justifikim, u lodhën dhe nga fjalët e vështira dhe konceptet e renda për kapacitetin e tyre, që dukshëm nuk përputhet me atë të kryeministrit.

Në këto kushte pati nga ata që gjetën një zgjidhje origjinale dhe vendosën të dremisin pak. Ilir Ndraxhi, deputeti i Durrësit që njeh më mirë punët për të cilat dëgjohej në përgjimet e Dosjes 339, nuk kishte nge të përqëndrohej në një ligjërim të denjë për seminaret antikorrupsion.

LEXO ME TEJ:

Kush është Ilir Ndraxhi, deputeti i PS që del në përgjimet e BILD

Ai thjesht vendosi t'ia fusë gjumit. Fotoja më sipër është marrë nga 30 minutat e para të fjalimit të Ramës, ndaj mund të imagjinohet lehtë tortura e Ndraxhit në 1 orë e gjysmë që vijuan.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI