Flash

Lëvizjet e fundit të nënës dhe 3 fëmijëve. Dyshohet se u hodhën nga ura e Bunës

Lapsi.al 6 May 2024
Lëvizjet e fundit të nënës dhe 3 fëmijëve.

Policia ka dyshime se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë, ku për pasojë kanë humbur dhe jetën. Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje live për News24 se ende policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje. Ndërkohë ngjarja mendohet se ka ndodhur në 2 maj.

Ndërkohë më 3 maj, bashkëshorti i saj bëri denoncimin në polici. Sakaq, dje u gjet trupi i pajetë i vajzës së madhe të Alma Arrazit, 9 vjeçe, e cila u gjet rreth 5 km larg nga ura e Bunës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI