Flash

Flet Veliaj: Takimi im i fundit me Shkëlzen Berishën

Lapsi.al 6 May 2024
Flet Veliaj: Takimi im i fundit me Shkëlzen Berishën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur një gënjeshtër deklaratën e Ylli Rakpit se ishte takuar me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, në një lokal në periferi të Tiranës.

Veliaj u shpreh se për herë të fundit me të mund ta ketë parë në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri”, kur ishin adoleshentë. Veliaj tha se shpifjet si kjo, që shpërndahen në oborrin e selisë blu, janë faturë e asaj që ka mbjellë vetë Sali Berisha ndër vite.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit”, tha Veliaj.

Vetë Shkëlzen Berisha e pati mohuar pretendimin e Ylli Rakipit në emisionin "Të paekspozuarit", se kishte gjetur në një lokal në periferi të Tiranës Shkelzen Berishën, Erion Veliajn dhe Çim Pekën në një tavolinë, në të cilën ai pretendoi se ishte ulur vetë.

"Së pari sado qesharak pretendimi, në respekt të vërtetës dhe të opinionit më duhet të sqaroj se nuk jam takuar KURRË me personin në fjalë ASKUND dhe ASNJËHERË.

Me Erjon Velinë më lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj meje, fëmijëve dhe familjarëve të mi.

Së dyti pavarësisht neverisë ndaj personit në fjalë, dëshiroj që emri im të mos përdoret si instrument në luftën e brendshme të grupeve e klaneve në pushtetin e kalbëzuar të Edi Ramës, që sot e gjithë ditën, helmojnë dynjanë duke spiunuar e shpifur për njëri tjetrin!

Së treti ky sqarim bëhet dhe për ata pseudo opozitarë që mungesën ULËRITËSE të reagimit ndaj vjedhjes së 160 milonë eurove në aferat e inceneratorëve dhe kompanise 5D, kërkojnë dëshperimisht ta fshehin e justifikojnë pas çdo trillimi e shpifje për të bërë opozitën e opozitës për llogari të pushtetit." - u shpreh Shkëlzen Berisha.

Veliaj iu përgjigj edhe deklaratës publike të Shkëlzen Berishës, kur tha se prej hallit që ka zënë babanë e tij, ai detyrohet të paguajë njerëz që të vijnë për të protestuar.

“Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, deklaroi kryebashkiaku.

Por çfarë tha Ylli Rakipi, që trazoi politikën shqiptare dhe detyroi Veliajn dhe Shkëlzen Berishën të sinkronizohen ndoshta për herë të parë në historinë e tyre?

Shikoni videon më poshtë. ©LAPSI.AL 

https://www.tiktok.com/@shqiperia.imee/video/7364874378116467974?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI