Flash

Zhdukja e nënës me fëmijët në Shkodër, arrestohet bashkëshorti

Lapsi.al 5 May 2024
Zhdukja e nënës me fëmijët në Shkodër, arrestohet

Një ngjarje me përmasat e një tragjedie të rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dy ditë më parë, një 31-vjeçar denoncoi në polici se bashkëshortja e tij, Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët janë zhdukur, por dje (4 maj), blutë kanë arrestuar Ergys Arrazin, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijët, duke shkaktuar edhe vetëvrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare.

Policia thotë se vajza 9 vjeçare e Ergys Arrazit është gjetur e pajetë dhe dyshohet se është vetëmbytur, ndërkohë palombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

“Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. sqaron policia.

Policia e Shkodrës vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Të këshilluara

Brezi i dytë i sipërmarrësve

A janë tërhequr nga aktiviteti i përditshëm drejtuesit e bizneseve, tashmë edhe në moshën e tyre të pensionit? Nga ndërtuesit, mjekët, prodhuesit e birrës venda...

10:55

Pashka ortodokse, fluks në Kakavijë

11.450 shtetas kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit në Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit. 7150, shtetas janë regjistruar në hyrje dhe 4300 n...

11:37

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI