Flash

Zhdukja e nënës me 3 fëmijët/ Sherret në familje dhe kafja e fundit e 39-vjeçares

Lapsi.al 5 May 2024
Zhdukja e nënës me 3 fëmijët/ Sherret në familje dhe

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga ngjarja drithëruese që këtë të diel u raportua në Shkodër ku një nënë së bashku me 3 fëmijët e saj rezulton e zhdukur. Gjetja e vajzës 9-vjeçare ka hedhur dyshime se nëna së bashku me fëmijët e saj është vetëmbytur në lumin Buna.

Ishte bashkëshorti i saj, Ergys Arrazi që në datën 3 maj ka bërë kallëzim në polici për zhdukjen e bashkëshortes dhe fëmijëve. Mësohet se ditën e zhdukjes Alma Arrazi, së bashku me fëmijët e saj kishte dalë për kafe me kunatën (nusen e vëllait të Ergysit) dhe më pas thuhet se janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që ajo do të ndërmerrte.

Dyshohet se ajo me fëmijët janë hedhur nga Ura e Bunës. Mediat raportojnë se e reja kishte mësuar së fundmi edhe për një tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ergysi është arrestuar nga policia me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Ndaj tij nuk ka pasur më herët ndonjë akuzë për dhunë në familje. Të njëjtat burime thanë se konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur që kur Ergys Arrazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër.

Sipas familjarëve të gruas, ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte që të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët. I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni.

Kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39-vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente. Gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Akt çmendurie në Shkodër/ Nëna mbyt në lumë tre fëmijët e mitur

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites. Ndërsa p...

10:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI